Një i vdekur dhe dy të plagosur, zbardhet dinamika e aksidentit të 3-fishtë në aksin Lezhë-Laç
Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur si “kryqëzimi i treshit”.
Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makine tip fuoristradë qe vinte përballë saj.
Si pasojë e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.
Burimi: botasot.info