“Një i dërguar privat…” Ja çfarë thotë Berisha për ndërmjetësin që i dërgoi në zyrë ambasadorja Kim

April 6, 2022
1 minut lexim

Një ditë pasi denoncoi se ambasadorja amerikane i ka dërguar një ndërmjetës në zyrë pas zgjedhjeve të 6 marsit për të negociuar në emër të saj tërheqjen e tij nga PD, ish-kryeministri Berisha nuk preferoi të zbulojë identitetin e tij.

Por nga ana tjetër ai theksoi se nuk pranon ndërhyrje nga askush në problemet e brendshme të PD.

Berisha: Jo. Një i dërguar privat është i dërguar privat dhe nuk mund ta bëj publike. Nuk kam qenë i ashpër, përkundrazi i kam bërë të qartë se nuk mund të pranoj kurrë ndërhyrje për çështjet e kryetarit dhe asnjë ndërhyrje tjetër në punët e brendshme të PD. Merr fund, ka marrë fund kjo. Unë e kam bërë shumë të qartë por edhe e kam faktuar se nuk kam pranuar dhe nuk pranoj ndërhyrje nga askush.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tonali: Njeriu i parë që kam vendosur në trup ka qenë gjyshja ime

Story i radhës

Kaq qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë