nje grup me i madh vullnetaresh kroate pritet ti bashkohet ushtrise ukrainase 621b4ff283f33

Një grup më i madh vullnetarësh kroatë pritet t’i bashkohet ushtrisë ukrainase

February 27, 2022
1 minut lexim

Vullnetarët e parë kroatë do të shkojnë në Ukrainë për ta mbrojtur këtë vend nga ushtria ruse e Vladimir Putinit.

Siç raporton gazeta kroate, Dnevnik, grupi i parë i vullnetarëve kroatë me përvojë lufte pritet të shkojë shumë shpejt në Ukrainë për t’iu bashkuar vendasve në front.

“Një grup më i madh vullnetarësh pritet t’i bashkohet ushtrisë ukrainase brenda pak ditësh. Ata kanë përvojë ushtarake nga më parë dhe janë plot moral dhe dëshirë për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase”, ka njoftuar Ivan Corkalo, gazetar i “Dnevnik”.

Nga Ukraina kanë njoftuar për një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ftuan vullnetarët nga e gjithë bota që t’u dalin në ndihmë.

“Të huajt që dëshirojnë ta mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju ftoj të kontaktoni me misionet e huaja diplomatike të Ukrainës në vendet tuaja përkatëse. Së bashku e mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin”, tha Kuleba.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

russian rubles could become worthless as allies target central bank after swift move 621b4da0a96d7
Story i mëparshëm

Russian Rubles Could Become ‘Worthless’ as Allies Target Central Bank After SWIFT Move

aktoret e njohur do te dhurojne nje milion dollare per refugjatet ukrainas 621b4ff53e2fc
Story i radhës

Aktorët e njohur do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë