Një grup influencerësh rrezikojnë 25 vite burg për një skemë mashtrimi 100 milionë dollarëshe

December 15, 2022
1 minut lexim

Një grup influencerësh të media sociale janë akuzuar për komplot në manipulimin e çmimeve të aksioneve në një skemë përmes të cilës përfituan 114 milionë dollarë.

Tetë individë kishin promovuar në mënyrë agresive letra tregtimi me vlerë tek ndjekësit e tyre ndërsa qëllimi ishte që ti shisnin sapo çmimi të rritej thanë prokurorët.

Influencerët e moshave 23-38 vjeç postonin imazhe të mënyrës së tyre ekstravagante të jetesës. Ato akuzohen për konspiracion me mashtrim dhe rrezikojnë dënime deri në 25 vite burg.

Shtatë prej tyre akuzohen edhe për krime të tjera financiare nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë.

Në Twitter dhe Discord grupi promovonte veten si tregtues të suksesshëm. Ata postonin informacione të rreme për çdo aksion në mënyrë që të kontribuonin në rritjen e vlerës.

Më pas në heshtje të plotë shisnin aksionet e tyre me çmimin tashmë të rritur dhe këtë gjë e mbanin të fshehtë nga ndjekësit.

Krimet mendohet të kenë ndodhur për periudhën Janar 2020 dhe Prill 2022. Secili prej tyre që akuzohet kishte 100 mijë ndjekës në Twitter.

Influencerët thanë se përdornin platformat për të inkurajuar ndjekësit në median sociale të ndanin shpërblimet e tyre financiare. Ata përpiqeshin të maksimizonin fitimin e tyre në kurriz të ndjekësve.

Të akuzuarit janë:

  • Edward Constantin (@MrZackMorris)
  • Perry “PJ” Matlock (“PJ_Matlock)
  • Thomas Cooperman (@ohheytommy)
  • Gary Deel (@notoriousalerts)
  • Mitchell Hennessey (@Hugh_Henne)
  • Stefan Hrvatin (@LadeBackk)
  • John Rybarcyzk (@Ultra_Calls)
  • Daniel Knight (@DipDeity)

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Një në gjashtë qytetarë britanikë kanë frikë se do të mbeten pa ushqim

Story i radhës

Franca tërheq trupat e fundit nga Republika e Afrikës Qendrore

Të fundit nga

ShkoLartë