Një grup hakerash po kërcënon rrëzimin e qeverisë së Kosta Rikës me ransomware

Javën e kaluar Kosta Rika deklaroi një gjendje emergjence kombëtare pas një sulmi me ransomware ndaj qeverisë.

Ransomware Conti shtoi kërcënimet këtë javë duke thënë se qëllimi i saj është rrëzimi i qeverisë raportoi The Associated Press.

“Kemi të infiltruarit brenda qeverisë suaj,” tha grupi i hakerëve. “Gjithashtu po punojmë për të fituar akses mbi sistemet e tjera dhenuk keni rrugëzgjidhje tjetër vetëm se të na paguani.”

Grupi i cili kërkoi 20 milionë dollarë po përfiton edhe nga situata ku presidenti i Kosta Rikës ka vetëm një javë në drejtim.

Rodrigo Chaves tha se jemi në luftë dhe nuk është ekzagjerim duke shtuar se zyrtarë të lartë po punojnë për të bllokuar grupin terrorist brenda vendit.

27 institucione, bashki e kompani shtetërore të energjisë dhe ujit janë prekur nga sulmi. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të ofronte 10 milionë dollarë shpërblim për këdo që jep informacion lidhur me Conti duke thënë se sulmi ka prekur tregtinë e jashtme përfshirë doganat dhe platformën e taksave.

Raportohet se Ministritë e Financës, Punës dhe Sigurisë Sociale janë ndër më të goditurat. Raportohet se Conti ishte pas sulmit të Parker Hannifin, një furnizues i madh me komponentë të Boeing dhe Lockheed Martin. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çmenduri,tifozi sjell në stadium kafkën e gjyshit

Story i radhës

Lejohet hyrja e qenve në autobusat shtetërorë

Të fundit nga