Një grua 25-vjeçare ka vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qytetin jugor të Izraelit, Beersheba, thanë autoritetet lokale.
Personi i armatosur u qëllua për vdekje në vendngjarje pas asaj që policia e përshkroi si një “sulm të dyshuar terrorist” në stacionin qendror të autobusëve të qytetit.
Pamjet e postuara në internet, të cilat BBC nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë, tregojnë njerëz të vdekur ose të plagosur brenda një ‘McDonald’s’.
Shërbimi i ambulancës i Izraelit thotë se mjekët po trajtojnë dhjetë viktima, disa prej të cilëve pësuan plagë me armë zjarri.
Burimi: botasot.info