Kina ka raportuar vdekjen e një gruaje që u infektua me lloje të kombinuara të gripit të shpendëve, H3N2 dhe H10N5, por e vlerësoi rrezikun e bartjes nga njeriu te njeriu si i ulët.
Në fund të nëntorit, një grua 63-vjeçare nga provinca Anhui, e cila kishte probleme kronike shëndetësore, u sëmur dhe shfaqi simptoma të gripit – kollë, dhimbje të fytit dhe temperaturë.
Ajo vdiq pas 16 ditësh, tha Administrata Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Analiza e sekuencës gjenomike të virusit ka treguar se është një lloj i gripit të shpendëve H10N5, që nuk ka aftësinë të infektojë në mënyrë efektive njerëzit.
“Ky rast është një episod i bartjes së sëmundjes nga një specie në tjetrën, nga zogjtë te njerëzit”, tha administrata.
“Ekzaminimi i kontakteve të ngushta ishte negativ dhe nuk u zbuluan raste të dyshimta”, shtoi administrata, duke theksuar se rreziku i bartjes nga njeriu te njeriu i sëmundjes është i ulët dhe se nuk ka ndodhur.
Kina është shtëpia e një numri të madh zogjsh të kultivuar dhe të egër të llojeve të ndryshme, duke krijuar një mjedis ideal për viruset e shpendëve që përzihen dhe ndryshojnë.