nje gjykate finlandeze e denon nje rus per krime lufte ne ukraine 67d41cbff3e47

Një gjykatë finlandeze e dënon një rus për krime lufte në Ukrainë

March 14, 2025
1 minut lexim

Një gjykatë në Helsinki të Finlandës e gjeti fajtor një rus për kryerjen e krimeve të luftës në lindje të Ukrainës, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Finlandës e akuzoi Yan Petrovskym, i njohur edhe si Voislav Torden, për krime të luftës të kryera në Ukraina më 2014 dhe 2015.

Emri i tij u lidh me vdekjen e 22 ushtarëve ukrainas dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Torden, ish-komandant i grupit sabotues, Rusich, kishte luftuar kundër forcave ukrainase në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk.

Ai është akuzuar se ka shkelur ligjet e luftës dhe ka kryer akte të mizorisë kundër të plagosurve dhe luftëtarëve të vrarë të armikut, u tha në aktakuzë.

Pse Torden u gjykua në Finlandë?

I lindur me emrin Yan Petrovsky më 1987 në Shën Petersburg, Torden u zhvendos në Oslo më 2004 së bashku me nënën e tij. Më pas ai vazhdimisht kishte vizituar Rusinë, ku u takua me parashutistin dhe nacionalistin, Aleksandr Milchakov.

Më 2014, ata udhëtuan për në rajonin ukrainas të Donbasit për të mbështetur separatistët e mbështetur nga Rusia në luftën e tyre kundër forcave ukrainase.

Torden u dëbua nga Norvegjia për në Rusi më 2016, ku mori emrin Voislav Torden.

Ai hyri në Finlandë më 2023 si anëtar i familjes së gruas të tij, pasi kishte leje të qëndrimit si student.

Torden u arrestua në aeroportin e Helsinkit më 20 korrik, teksa po tentonte të udhëtonte për në Francë.

Pas arrestimit të tij, autoritetet ukrainase kërkuan ekstradimin e tij, por Gjykata Supreme e Finlandës e refuzoi një kërkesë të tillë, duke u thirrur në shqetësime lidhur me kushtet e të burgosurve ukrainas dhe mundësisë që Torden të përballej me poshtërim gjatë qëndrimit në paraburgim./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

marciniak nxjerr blof mbappe francezi nuk me tha asgje 67d4193bd2f95
Story i mëparshëm

Marçiniak nxjerr blof Mbappe: Francezi nuk më tha asgjë

kjo eshte gjendja e nxenesve te aksidentuar dje ne vushtrri 67d41d739c7ac
Story i radhës

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë