Një gjykatë në Kaliforni tha ditën e Marte se Automattic dhe CEO i saj Matt Mullenweg duhet ti rikthejë WP Engine qasjen në WordPress.org, një repo e temave dhe shtesave që është në pronësi të Mullenweg.
Gjykatësja Araceli Martinez-Olguin tha se qasja e WP Engine në WordPress.org, temat, shtesat dhe nëndomainet duhet të rikthehen siç kanë qenë të disponueshme përpara datës 20 Shtator kur Mullenweg nisi një luftë e të profilit të lartë kundër WP Engine duke e quajtur “kancer për WordPress.”
Pas bëri këto komente, ai dëboi WP Engine duke mos i lejuar qasjen në WordPress.org.
Vendimi i gjykatës erdhi pasi WP Engine hapi një padi duke akuzuar Automattic dhe Mullenweg për shantazh dhe abuzim. WP Engine më pas kërkoi nga gjykata që ti hiqet bllokimi.
Pasi e dëboi nga WordPress.org, WP Engine nuk kishte më qasje në shtesën Advanced Custom Field (ACF) që Automattic e mori dhe ndryshoi emërtimin në Secure Custom Fields. Vendimi i gjykatës përfshin edhe rikthimin e kësaj shtese.
WordPress fuqizon sot 40 përqind të internetit dhe ndërsa çdo individ mund ta marrë projektin me burim të hapur dhe të operojë një uebsajt të vetin, disa biznese kanë filluar të shesin shërbime hostimi dhe ekspertizën teknike përmes saj.
Këtu përfshihet edhe Automattic që Mullenweg e krijoi në 2005 për të monetizuar projektin që kishte krijuar dy vite më parë. WP Engine gjithashtu.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al