Electronic Arts bëri një autogol muajin e kaluar kur gabimisht vendosi çmimin e Fifa 23 0.06 dollarë në dyqanin online të Epic Games për Indinë.
Blerësit nxituan të merrnin një kopje të lojës pasi një gabim në presje dhjetore bëri që çmimi të ulej me 99.98 përqind.
Kompania tha se ata që kanë porositur lojën me këtë çmim nuk do tu revokohet porosia. Fifa 23 do të jetë loja e fundit e futbollit e EA Sports pasi njoftoi se ky titull nuk do të zhvillohet më prej tyre.
Njoftimi i dha fund një partneriteti 29 vjeçar mes EA dhe Fifa ndërsa arsyeja mendohet të kenë qenë kostot e licencimit. Fifa planifikon të lançojë lojën e saj rivale.
Edicionet Fifa Ultimate zakonisht janë më të kushtueshëm se edicionet standarde të lojës sepse ofrojnë funksione ekstra.
Në Indi çmimi i versionit të 2023 ishte 60 dollarë ndërsa standardi 44 dollarë. Gabimi u adresua duke lënë blerësit plot frikë se kopjet e blera mund të anulohen.
Por EA Sports dhe Epic Games përmes një e-maili njoftuan ata që kishin blerë me këtë çmim se kopjet do tu ngeleshin atyre. /GameWorld Albanian