nje furre e bukes ne gjilan gjobitet me 1 mije euro pesha e bukes me e vogel sesa qe deklarohej 622b5a5e68363

Një furrë e bukës në Gjilan gjobitet me 1 mijë euro, pesha e bukës më e vogël sesa që deklarohej

March 11, 2022
1 minut lexim

Në një furrë në Gjilan buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak. Kjo peshë e cila nuk përputhem me dekleracionin u vërtetua nga inspeksioni komunalë në Gjilan, për çka edhe u shqiptua gjoba prej 1 mijë euro.

Në njoftimin e komunës thonë se nuk do të tolerojnë asnjë shkelje të të drejtave të konsumatorëve.

“Gjatë inspektimit në sektorin e bukës, në një furrë në qytet është konstatuar se pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin. Inspektorët kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe subjektit ekonomik i kanë shqiptuar një gjobë në shumë 1000 euro, pasi nga kanë vërtetuar se buka që shitej për 500 gramë peshonte 70 deri në 80 gramë më pak. Drejtoria e Inspekcionit komunal në Gjilan i siguron qytetarët se ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë dhe se nuk do të tolerojë mashtrime në dëm të konsumatorit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Image

Dënimi

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nafta zbret ne 223 leke por disa kompani vazhdojne ti mbajne cmimet e larta 622b5a5a8eef8
Story i mëparshëm

Nafta zbret në 223 lekë, por disa kompani vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta

dieng mane eshte nje lojtar i madh 622b5bf45d276
Story i radhës

Dieng: Mane është një lojtar i madh

Të fundit nga

ShkoLartë