Një floktare paralajmëron që nëse e përdorim kështu peshqirin pas larjes, mund t’i dëmtojmë flokët

min lexim

Rutina të vogla mund të ndikojnë keq në kujdesin e flokëve

Pas larjes së flokëve e përdorni edhe ju peshqirin për tharje të tyre?

Shumica e kanë këtë rutinë, ndërsa floktarët shpesh paralajmërojnë që kjo gjë mund të jetë gabim apo së paku mënyra se si e përdorim atë.

@rachelvalentinehair Hair product haul #hairproducts #hairrecommendations #healthyhairtips @pureology @shuuemura @L’Oréal Professionnel Paris @kerastase.official ♬ original sound – Rachel Valentine

Rachel Valentine ka shpërndarë një video në rrjetin social TikTok ku ka treguar se çfarë po bëjmë gabim.

– A i thani flokët në mënyrën e duhur? – ka shtruar pyetjen floktarja dhe ka treguar fërkimin agresiv të tufave të flokëve midis peshqirit. Në vazhdim ka shpjeguar:

– Nëse i lani flokët dhe i thani kështu me peshqir, patjetër duhet të mos e bëni më. Tharja e këtillë me peshqir do të formojë nyja dhe do të bëjë që flokët tuaj të dëmtohen dhe të thyhen – thotë Rachel.

Reklama

♬ original sound – Rachel Valentine

Rachel më pas tregoi se si duhet të ndryshoni teknikën tuaj.

– Në vend të kësaj, merrni një peshqir ose leckë mikrofibre ose një bluzë ose përkëdhelni flokët – thuhet në këshillën e floktares.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare të Bayern Munich e Plzen

Story i radhës

Merr fund dashuria me Prizren

Të fundit nga