Një ekip operativ nën udhëheqjen e BSP-së do të merret me kërcënimet hibride

min lexim

Shkup, 20 dhjetor – Këshilli për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, pas raportimeve të shpeshta për bomba në vend dje në mbledhje vlerësoi se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe mori vendim që të formohet ekip operativ për sigurinë kibernetike dhe kërcënimet hibride.

 

“Bashkësia e Sigurisë – Inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si me partnerët ndërkombëtarë nga sektori i sigurisë me të cilët punojnë vazhdimisht në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave në përballjen me kërcënimet hibride”, njoftuan nga Qeveria pas mbledhjes së tretë të Këshillit për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë-Inteligjencës.

Me ekipin operativ për siguri kibernetike dhe kërcënime hibride do të udhëheqë Byroja për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ekipi operativ do të jetë i përbërë nga ekspertë të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Inteligjencës. Është paraparë që sipas nevojës të përfshihen edhe institucione dhe ekspertë të tjerë.

Detyrat kryesore të ekipit operativ do të jenë vlerësimi dhe rekomandimet profesionale, hartimi i standardeve dhe pajisjeve minimale për ndërtimin e rezistencës të çdo institucioni dhe përforcimi i komunikimit me opinionin në bazë ditore. Ndër të tjerash, është arritur konkluzion me të cilin do të përforcohet komunikimi me institucionet partnere në pjesën e vlerësimit të rezistencës dhe mbrojtjes së sistemit, informuan nga Qeveria.

Në mbledhje morën pjesë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, ministrat e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe i Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, drejtorët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Zarko Milloshevski dhe i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu, udhëheqësi i Shërbimit – Sektor për Siguri Ushtarake dhe Inteligjencës, Ivica Ampov, ndërsa si ad-hok mori pjesë edhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

Mbledhjen e Këshillit për Koordinim javën e kaluar e paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa pas alarmeve të shpeshta për pajisje shpërthyese të vendosura në shkolla, institucione, objekte sportive, hotele, komplekse banesore, qendra tregtare dhe në Aeroportin e Shkupit. Në të gjitha rastet ishte konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dje vlerësoi se kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë nuk ka, por alarmet e rrejshme për bomba nuk duhet të mbesin ashtu, por duhet të punohet më seriozet për zbulimin e autorëve që të dimë saktësisht nga kush janë shkaktuar ato dhe cili është qëllimi i alarmeve të tilla.

“Një nga supozimet është pozita e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pikëpamje të konfliktit në Ukrainë, respektivisht qëndrimi i qartë në anën e drejtësisë në këtë shtet. Qëllimi i alarmeve të rreme është të shkaktohet panikë dhe mosbesim në institucione, megjithatë edhe panik të popullata. Por, kur të shihni se qëllimi kryesor është destabilizimi psikik dhe ndikimi negativ ndaj qytetarëve, të gjitha supozimet janë të hapura”, tha Petrovska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Koordinimi për alarmet e rreme për bomba po zhvillohet mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme, por, siç theksoi, përfshihet edhe Ministria e Mbrojtjes me kapacitetet e saj dhe me zbulimin ushtarak.

“Këto informata të cilat arrijnë deri tek ne, i ndajmë me MPB dhe MPJ ,me qëllim që të bëhet strategji për veprim më të shpejtë dhe më efikas. Dhe nga përvojat nga vendet në rajon, dhe më gjerë, shihet se kur bëhet fjalë për lloj të tillë të veprimit, zbulimi shkon shumë më ngadalë për shkak të asaj se shfrytëzohen vegla bashkëkohore të komunikimeve, për të cilat nevojitet pak më tepër kohë. U mbetet institucioneve të punojnë edhe më fuqishëm në zbulimin, megjithatë edhe në përforcimin e kapaciteteve të veta, me qëllim që ta garantojnë sigurinë e qytetarëve”, potencoi Petrovska.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, konsideron se formimi i Agjencisë për siguri kibernetike do të mundësojë që shteti të jetë më i përgatitur për sulme kibernetike, si ato të cilat zhvillohen në periudhën e fundit. Megjithatë, siç theksoi ai në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, formimi i një Agjencie të tillë është e lidhur me procesin e riorganizimit të planifikuar për vitin 2024. Informoi se për këtë MSHIA për vitin e ardhshëm do të propozojë projekt të orientuar ndaj mundësimit të sigurisë kibernetike, shtoi, tashmë po bisedohet për një kornizë ligjore.

“Fakti që ne ende nuk kemi as agjenci digjitale as agjenci për siguri kibernetike, këtë obligim tani për tani e ka Ministria, ne kemi për obligim edhe në pjesën ligjore. Pikërisht sot po vij nga një ngjarje me USAID-in në të cilin biseduam çfarë kornize ligjore të kemi për sigurinë kibernetike që të jemi si shtet i përgatitur”, theksoi ministri.

Pas ambasadës gjermane dje edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend lëshoi një njoftim sigurie për qytetarët për shkak të alarmeve për bomba. Në ueb faqen e Ambasadës së SHBA-së bëhet apel se “nëse gjendeni në një vend ku ka alarm për bombë, ndiqni udhëzimet e personave përgjegjës për sigurinë dhe policisë”.

Javën e kaluar disa objekte në shtet u evakuuan për shkak të alarmeve për mjete shpërthyese, të cilat, ashtu si edhe ditëve të kaluara, u konstatua se janë të rreme pas kontrolleve të njësive të Ministrisë së Brendshme. Për alarmet për bomba autoritetet i kanë informuan edhe strukturat e NATO-s, ndërsa në MPB u formua një shtab i posaçëm.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Shqipëri, eksportet bujqësore dhe të agropërpunimit 47.4 miliardë lekë

Story i radhës

Sot dhe nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Të fundit nga