Një e vdekur dhe 12 të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Itali

November 27, 2022
1 minut lexim

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit nuk e kishin hiç lehtë punën të dielën në ishullin turistik jugor italian Ischia.

Aty një ditë më parë rrëshqitja e dheut shkatërroi ndërtesa e plot makina përfunduan në det, derisa një grua mbeti e vdekur dhe 12 persona raportohen të zhdukur, njofton Klan Kosova.

E ekipet e shpëtimit s’i ndaloi as shiu që me buldozerë të vegjël të largojnë baltën dhe mbeturinat, që në disa vende arritën deri në gjashtë metra thellësi, në kërkim të viktimave të mundshme.

Forca e baltës që rrëshqiste poshtë malit pak para agimit ishte aq e fortë sa plot makina e autobusë përfunduan në plazhe dhe në det në portin në skajin verior të ishullit që shtrihet jashtë Napolit.

Kjo bëri që kërkimi për të zhdukurit të shtrihet edhe në ujërat e këtij ishulli, atje ku ekipeve të shpëtimit iu erdhën në ndihmë zhytësit e Rojës Bregdetare.

Rrugët u bënë të pakalueshme derisa të paktën 100 njerëz raportohet se janë të bllokuar pa energji elektrike dhe ujë. Sipas raportimeve të deritanishme rreth 160 banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thirrur një mbledhje të kabinetit qeveritar gjatë të dielës për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishull.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie bora e parë në Strazhë

Story i radhës

De Paul te Ole: Tani mund të shijojmë Kupën e Botës

Të fundit nga

ShkoLartë