Një e katërta e britanikëve mungesat në punë i arsyetojnë me COVID-19

Thuajse 25 për qind e punëdhënësve në Britani të Madhe kanë përmendur pasojat afat-gjata të pandemisë COVID-19 për mungesat e punëtorëve.

Kryeministri Boris Johnson po drejton një strategji për vendin që të jetojë me pandeminë, duke hequr masat e kufizimeve, ndërkohë që dozat nxitëse dhe rënia e ashpërsisë së Omicron kanë dobësuar lidhjen mes rasteve dhe vdekjeve.

Megjithatë, Britania e Madhe ka regjistruar një mesatare prej rreth 80 mijë rastesh çdo ditë dhe rastet e lehta me COVID-19 mund të shkaktojnë pasoja afat-gjata të sëmundjes dhe simptoma si lodhje, probleme me kujtesën dhe të ashtuquajturën “mjegull” të trurit.

Instituti i Stafit dhe Zhvillimit (CIPD) zbuloi se 26 për qind e punëdhënësve kanë përfshirë tashmë Coronavirusin e gjatë si shkakun kryesor të mungesave si pasojë e sëmundjes afat-gjatë, në një sondazh prej 804 organizatash që përfaqësojnë mbi 4.3 milionë punëtorë.

CIPD deklaroi se 46 për qind e organizatave kishin punonjës që kanë përjetuar COVID-19 të gjatë dhe se punëdhënësit duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur personelin me këtë gjendje.

Britania ka raportuar thuajse 18 milionë raste, vlerësohet se në nisje të vitit 2022, 1.3 milion njerëz po jetonin me simptoma të vetë-raportuara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Seanca të pesë komisioneve të Kuvendit

Story i radhës

Më së shumti borë dhe më ftohët në Hanet e Mavrovës

Të fundit nga