“Një djalë më kërkoi falje”, Abazi rrëfen ngjarjen interesante nga Strasburgu

December 12, 2022
1 minut lexim

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 18:00 është ftuar nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në Strasburg në një panel me kryeministrin Albin Kurti dhe raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Vin Cramon për të diskutuar lidhur me aplikimin e Kosovës për Statusin e Kandidatit për BE.

Ai tha se rrugës takoi shumë bashkatdhetarë, ndërsa u shpreh se me njërën familje u ndalën në aeroportin e Baselit.

“Familja Gola, punëtorë të shkëlqyeshëm dhe përkahës të kauzave kombtare gjatë gjithë etapave”, shkroi ai në Facebook.

Ligjvënësi i LVV-së, i cili shpeshherë ka dalë kundër qëndrimeve të Qeverisë, tregoi një ngjarje interesante me një djalë i cili pasi e ka takuar në Strasburg, i ka kërkuar falje atij për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

“Mbrëmë pas arritjes në Strasburg takova një djalë nga Kosova, me kërkesën e tij, u takuam për një kafe bashkë. Bisedat në drejtime të ndryshme. Ndër tjera djali kërkoi falje që për një kohë të gjatë ka shkruar dhe ka shpërndarë lajme e statuse e propagandë, me qëllim të dëmtimit dhe fyerjes e për të ndjellur urrejtje”.

“Në kohën kur unë isha zëvendëskryeministër ai ishte në shërbim deri para pak muajsh në vazhdimsi. Emri djalit është i njohur për mua por gjendja e tij është e atillë që nuk lejon që të bëhet publike. Një ditë me siguri që do të flas edhe vet për këtë gjë dhe për ata që e kanë shtyer të bëjë gjëra të tilla. U ndamë si miq, falja dhe mirëkuptimi mes shqiptarëve është i domosdoshëm. Pas atij portalit dhe pronarëve famëkeq Presheva Jonë, ky është rasti i dytë por burimin e kanë afërsisht të njejtë”, përfundoi ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Francë, nxënësit në një shkollë në periferi të Parisit mësojnë në klasa pa energji elektrike dhe pa ngrohje

Story i radhës

Osmani pas takimit me Escobar: Të hiqen barrikadat e vendosura nga bandat që i dirigjon Vuçiç

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë