“Një ditë punojnë, dy-tri javë më s’i sheh”, revoltohen banorët e Bukoshit

min lexim

Rruga e vetme për të vërtetuar nëse premtimi i Komunës së Vushtrrisë për rregullimin e problemit që vetë e kishin shkaktuar në rrugën “Lavdim Shaqiri” në Bukosh kishte ndodhur, ishte kthimi i ekipit në vendin e ngjarjes.

Kjo pasi qytetarët i thonin Kiksit se Komuna nuk u interesua për rregullimin e këtij problemi që futi në konflikt fqinjët në mes veti. Durimi i tyre është në të sosur, pasi rruga edhe pas 5 muajsh ende nuk është e kalueshme.

Nexhmi Musa, banor i lagjes “Lavdim Shaqiri”, për KIKS-in tha se e gjithë kjo katrahurë që po vazhdon me muaj të tërë po ua pengon atyre lëvizjen e lirë.

48-vjeçari rrëfen se shumë punë ata po duhet t’i kryejnë nëpër rrugë alternative sepse hapësira e ngushtë e kësaj rruge po i pengon ata.

I shqetësuar me gjendjen që po i përcjellë banorët e kësaj lagjeje, u shpreh edhe Selim Shaqiri. Për KIKS-in ai tha se pamundësia e kompanive të mbeturinave që të kryejnë shërbimet në këtë rrugë po vazhdon ende.

58-vjeçari thotë se është e vërtetë që punimet kanë filluar, mirëpo intensiteti i tyre është shumë i ulët dhe rreziku për dëmtim të veturës është sa herë që kalon nëpër atë rrugë. Selim Shaqiri rrëfen se në atë rrugë nuk mungojnë as pyetjet e shpeshta të mërgimtarëve tani që po vizitojnë Kosovën për pushime. Ata pyesin se cili është problemi me këtë rrugë sepse po iu dëmton veturat e shtrenjta, mirëpo Shaqiri thotë se nuk po e ka një përgjigje për ta.

Edhe pse punimet në këtë rrugë po vazhdojnë, banorët shprehen të zhgënjyer me komunarët e tyre se si një problem i tillë nuk gjeti zgjidhje që gati një vit kalendarik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rindërtohet pallati i Gjermanisë Lindore, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

Story i radhës

Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat urbane

Të fundit nga