Një ditë pas tërheqjes së trupave, Rusia merr vendimin e papritur

min lexim

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass po raporton se Alexander Fomin,një nga anëtarët e administratës së imponuar nga Rusia në rajonin e pushtuar Kherson, ka thënë se Henichesk është shpallur kryeqyteti i përkohshëm administrativ i Khersonit.

Rajoni është një nga zonat që Federata Ruse ka pretenduar të aneksojë.

Ai tha se “Të gjitha autoritetet kryesore janë të përqendruara atje”.

Henichesk është një qytet port që shtrihet në detin Azov, të cilin Rusia e ka pushtuar që nga 27 shkurti.

Është shumë afër kufirit me rajonin e Krimesë, por një distancë e konsiderueshme nga qyteti Kherson dhe lumi Dnipro.

Vendimi vjen një ditë pasi trupat ruse u tërhoqën nga Kherson.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha sot se “lufta vazhdon” pas suksesit të rimarrjes së qytetit të Khersonit, shkruan The Guardian. 

Duke folur në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Kamboxhia, Kuleba tha se lufta për çlirimin e vendit do të vazhdojë.

“Ne po i fitojmë betejat në terren. Por lufta vazhdon”, u tha ai gazetarëve në Phnom Penh.

Më herët, Kuleba tha se e kuptonte se “të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi padyshim ata që e dëshirojmë këtë më shumë se kushdo tjetër… Por për sa kohë që lufta vazhdon, dhe ne shohim Rusinë duke mobilizuar më shumë rekrutët dhe duke sjellë më shumë armë në Ukrainë, sigurisht që ne do të vazhdojmë të llogarisim në mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO paralajmëron aferën “Parazitët”: Populli vdes urie, qeveritarët arkëtojnë shuma përrallore

Story i radhës

Psikologjia evolucionare, mendimi i tepërt dhe programimi

Të fundit nga