Sot është dita e fundit e muajit të Ramazanit, ndërsa me iftarin e mbrëmjes përfundon edhe periudha e agjërimit. Qyteti i Tetovës sot ishte i stërmbushur me qytetarë të cilët kishin dalë për të blerë produkte ushqimore, për Festën e Fitër Bajramit. Ata të cilët i anketuam thonë se çmimet janë shumë të larta, ndërsa shtojnë se pikërisht para festës së Bajramit tregtarët i kanë shtrenjtuar çmimet.
-“Po për Ramazan pak i hipën çmimet ato”
-“I kanë hipë i kanë hipë”
-“Po more, por edhe tash i kanë hip, edhe tash një kilogram speca 200 den, një kg domate 110 denarë, të gjithë një paket sheqerka 280 denarë, një ëmbëlsirë 1800 denarë, me çfarë t’i blejmë ata, mishi 700 denarë nga 500 edhe 800 denarë krize deri në fyt.”
-“Çmimet dyfishë, nga 75 denarë në 130 denarë, sot e shfrytëzojnë rastin ato, po ajo shihet pse tjera ditë jo, sot i kanë hipë se të shfrytëzojnë rastin.”
-“Pa më shtrenjtë se në Gjermani, duke filluar nga benzina dhe me radhe artikujt e ushqimit.”
Ndryshe dita e parë e Fitër Bajramit, 10 prilli (e mërkurë) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Burimi: tv21