Një dimër i “tmerrshëm” na pret, ja çfarë do ndodhë nga 1 shtatori

min lexim

Pas paralajmërimit për një dimra të tmerrshëm për Europën prej rritjes marramendëse të çmimeve të energjisë, qeveritë e kontinentit po bëjnë gati plane radikale për përballimin e situatës.

Prej 1 Shtatorit, Gjermania nis aplikimin e masave të ashpra të kursimit të energjisë. Nuk do të lejohet ngrohje me temperaturë më të lartë se 19 gradë në ndërtesat publike. Atje ku kryet punë fizike i ngrohti kufizohet në 12 gradë. Korridoret e ndërtesave, hollet, etj. mbeten pa ngrohje.

Në të gjitha vendet e unionit, fasadat e ndërtesave publike do të shuhen pas orës 22:00. Në Francë, pasi presidenti francez Emanuel Makron shpalli fundin e epokës së bollëkut, ekranet e reklamave do të shuhen nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Aktivitetet tregtare duhet t’i mbajnë të mbyllura dyert nëse ngrohen me kondicionerë, për të kursyer energji. I njëjti model edhe në Spanjë, ku kondicionerët në ambientet publike nuk mund të freskojnë më shumë se 27 gradë Celsius.

Në Itali dhe Britaninë e Madhe, dyqanet, pabet e të tjera biznese kërkojnë përkrahje financiare nga shteti për të mbijetuar.

E teksa qeveritë përgatiten për hartimin e paketave të mbështetjes përballë dëmeve që përllogariten në miliarda Euro, ministrat europianë të energjisë do të mblidhen më 9 Shtator në Bruksel për të diskutuar vendosjen e një çmimi tavan për energjinë elektrike dhe gazin që ditët e fundit është gati 10-fishuar.

Story i mëparshëm

Në vendkalimet kufitare në Maqedoni, nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi

Story i radhës

Osmani: Përfundoi misioni për strehimin e përkohshëm të afganëve të angazhuar nga NATO

Të fundit nga