Një delegacion qeveritar vendosi lule në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë

August 2, 2022
1 minut lexim

Programi i festës shtetërore me rastin e 2 Gushtit, festës së madhe nacionale kur festojmë 119 vjet nga fillimi i kryengritjes së Ilindenit – shpalljes së Republikës së Krushevës dhe Ditës kur para 78 vjetësh u mbajt mbledhja e parë e KAÇKM -ës me të cilën u themelua shtetësia, e cila filloi në Shkup, vazhdon para Qendrës Memoriale KAÇKM, në Pelincë, në organizim të Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, vendosën lule për nder të mbledhjes së parë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Popullor të Maqedonisë, para monumentit të KAÇKM në Pelincë.

Me vendosjen e luleve, qeveritarët bënë homazhe heronjve që dhanë jetën për atdheun tonë, duke lënë amanet për ruajtjen e lirisë dhe kujtimin e përjetshëm të mallit të plotësuar për shtetin e tyre, mbi të cilin luftëtarët e KAÇKM -ës vunë themelet e forta. Programin shtetëror në Pelincë, me rastin e shënimit të festës së madhe nacionale Ilinden, është në organizim të Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili iu drejtua të pranishmëve, pas së cilës vazhdoi programi kulturo-artistik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Mirëpresim pezullimin e përkohshëm për marrëveshjen e reciprocitetit

Story i radhës

Vrasja e krye-terroristit nga SHBA-ja, reagon Berisha

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë