​Një delegacion i Bundesverit vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës

1 minut lexim

Një delegacion nga Bundesveri Gjerman i Qendrës për Zhvillim dhe Edukim të Lidershipit, kryesuar nga koloneli Hans Elsen kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në kuadër të vizitës është realizuar seminari një ditor, ku u shkëmbyen përvojat në fushën e burimeve njerëzore, duke trajtuar tema në fushën e menaxhimit dhe rekrutimit të personelit si dhe përkujdesja dhe praktika e religjionit.

Delegacioni gjerman i shoqëruar nga ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjithashtu bënë vizita në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në kazermën e KFOR-it Gjerman në Prizren, njofton FSK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bytyqi: Digjitalizimi – e ardhmja e botës

Story i radhës

Mister/ Kush është porositësi i 2 200 ton naftë që u tentua të futej kontrabandë në Durrës?

Të fundit nga