nje dekade nga ngjarjet tragjike ne lagjen e trimave ne kumanove 681da2731a37c

Një dekadë nga ngjarjet tragjike në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

May 9, 2025
1 minut lexim

Kumanovë, 9 maj – Sot shënohet një dekadë nga përleshja e armatosur në “Lagjjen e Trimave” në Kumanovë. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 humbën jetën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Në përleshjen 28 orëshe, jetën e kanë humbur pjesëtarët e forcave të sigurisë – Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojlovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stomejnoviq, të cilët pas vdekjes u dekoruan me medalje për trimëri. Në përleshjet pati edhe 37 pjesëtarë të plagosur të forcave të sigurisë.

Për nder të viktimave në qarkun e SPB Kumanovë u zbulua pllaka përkujtimore. Nënpunësit policorë të cilët humbën jetën në operacionin në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 morën edhe muralin “Heronjtë jetojnë me nder” në rajonin qendror të Kumanovës.

large

Kumanova jetoi në frikë për dy ditë kur në vendbanimin “Tode Mendol” më i njohur në qytet si “Lagja e Trimave” u dëgjuan të shtëna me armë zjarri me intensitet të ndryshëm. Lagjja u izolua plotësisht  nga pjesëtarët e forcave të sigurisë, banorët u evakuuan, helikopterët fluturonin mbi të. Qytetarët e Kumanovës, me porosi që asnjëherë të mos përsëritet “Lagjja e Trimave”, ndërsa ngjarja jashtëzakonisht tragjike do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e banorëve të Kumanovës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

10 vjet nga lagjja e trimave 681da26ecb3a7
Story i mëparshëm

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

dhurata cupi qytetaret duan legalizimet te kene te sigurt pronen e mbeshtes task forcen e spak per hetimin e krimeve zgjedhore 681da7d1cea68
Story i radhës

Dhurata Çupi: Qytetarët duan legalizimet, të kenë të sigurt pronën! E mbështes Task-Forcën e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

Të fundit nga

ShkoLartë