Një brazilian i frikësohet Argjentinës

min lexim

Botërori Katar 2022 po afron dhe Rivaldo i ka idetë e qarta në lidhje me Kombëtaren favorite. Legjenda braziliane, i cili fitoi “Topin e Artë” (1999) dhe Kupën e Botës (2002) zgjedh Argjentinën si kandidaten kryesore për triumfin në turneun që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

Kombëtarja albiceleste po kalon një moment shumë të mirë dhe në triumfin 3-0 ndaj Argjentinës regjistroi ndeshjen numër 35 pa humbje. Disfata e fundit e Argjentinës ndodhi në 3 korrikun e vitit 2019 ndaj Brazilit (2-0).

“Duke u bazuar te ndeshjet e fundit, unë shoh Argjentinën në formë të shkëlqyer, kjo edhe falë fitimit të Kupës së Amerikës vitin e kaluar, kështu që ne duhet t’i marrim seriozisht në Katar. Skuadra demonstron siguri edhe në prapavijë.

Lionel Messi aktualisht po bashkëpunon mirë me shokët e tij të skuadrës, gjë që e bën lojën e tij më të lehtë. Ky Botëror mund të jetë i fundit për Leon, kështu që Argjentina do të konkurrojë për fitimin e trofeut.

Nga skuadrat evropiane nuk përjashtoj nga favoritet edhe Spanjën, Gjermaninë dhe Franca, pasi janë Kombëtare që kanë lojtarë të mëdhenj dhe një histori të pasur”, deklaroi Rivaldo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Problemet e qytetarëve të kryeqytetit/ Asamblisti përmend sfidat në Prishtinë

Story i radhës

Bulliqi: Kurti i pashantazhueshëm po na udhëheq i sigurt në dialog/ Nuk ka përçarje në Vetëvendosje

Të fundit nga