Një Botëror që do të hyjë në histori

min lexim

Argjentina, Kili, Uruguai dhe Paraguai kanë dalë publikisht me vendimin e tyre për të kërkuar organizimin e Botërorit 2030. Uruguai ishte vendi që priti aktivitetin e parë në vitin 1930 dhe tashmë kërkon që të kthejë përsëri Kupën e Botës pas 100 vitesh në këtë vend.

“Kjo është ëndrra e një kontinenti”, tha Alehandro Dominguez, presidenti i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, në ceremoninë ku katër vendet deklaruan se ishin gati të prisnin një aktivitet të tillë nga FIFA. Rivaliteti këtë herë do të jetë me dy vende të tjera latine, pasi Spanja dhe Portugalia kanë shprehur dëshirën e një kandidature të përbashkët për organizimin e një aktiviteti të tillë në vitin 2030.

Konferenca e CONMEBOL u zhvillua në stadiumin “Centenario” të Montevideos, ku u zhvillua finalja e parë e Kupës së Botës në vitin 1930, me Uruguain që fitoi përballë Argjentinës. “Do të ketë edhe Botërorë të tjerë, por vetëm në një prej tyre Kupa mbush 100 vite dhe është koha të kthehet në shtëpi”, tha Dominguez.

Botërori 2022 do të luhet në Katar, ndërsa Kanadaja, Meksika dhe SHBA do të jenë organizatorë të përbashkët të atij në vitin 2026. Nëse miratohet kandidatura e vendeve të Amerikës së Jugut, atëherë Europa do të mbetet minimalisht 16 vite pa organizuar një Botëror.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Shakira largohet nga Majami mes paralajmërimeve se mund të përballet me burg

Story i radhës

Ministria e Arsimit: Prej në shtator 720 asistent arsimor në shkollat fillore në vend

Të fundit nga