Një banor amerikan mes të vrarëve në Liban

October 3, 2024
1 minut lexim

Një banor amerikan nga shteti i Miçiganit ishte në mesin e të vrarëve në një sulm ajror të fundit izraelit në Liban.

Kame Ahmad Jawd, 56 vjeç, kishte qenë në Liban për t’u kujdesur për nënën e tij të moshuar, sipas Detroit News.

Në rrjetet sociale, miqtë e babait të katër fëmijëve thanë se ai u vra në një sulm ajror izraelit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi më vonë vdekjen e tij, duke thënë: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e Kamel Ahmad Jawad dhe zemrat tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Vdekja e tij është një tragjedi, ashtu siç janë vdekjet e shumë civilëve në Liban. “

Kongresmenja e Miçiganit, Rashifa Tlaib, e vetmja palestinezo-amerikane në Kongres dhe një kritike e ashpër e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin, ishte mes atyre që reaguan ndaj lajmit.

Në një postim në Instagram, ajo tha: “Ne duhet të shpëtojmë jetë pa dallim besimi apo etnie. Duhet të kishim përdorur fuqinë tonë për të kërkuar një armëpushim. Tashmë kemi humbur një amerikan që ishte baba i katër fëmijëve.

“Sa të tjerë duhet të vdesin përpara se vendi ynë të ndalojë së dërguari më shumë bomba amerikane dhe të financojë këtë çmenduri?”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi i datës 3 tetor 2024

Story i radhës

FShSK mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë

Të fundit nga

ShkoLartë