nje ballist qe shehaj rrembeu dokumentin e klasifikuar te marreveshjes me shba ne reagon rama 6a679a96bc04e

“Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama

July 27, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin kur Agron Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në dhe u largua me vrap nga Kuvendi.

Kreu i Qeverisë, me anë të një videoje nga momenti kur Shehaj largohet me dokumentin, e akuzon kreun e Partisë Mundësia si një ballist që sipas tij, vërteton se vesi del me shpirtin.

Ai gjithashtu i bëri dhe një thirrje prokurorisë që t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji.

“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.

Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, shkruan Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rizvanolli ne takim haddad fton kompanite franceze te investojne ne kosove 6a679a1258da4
Lajmi i mëparshëm

Rizvanolli në takim Haddad, fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë

trump nuk kemi shume kohe nese diplomacia deshton do te vijojne sulmet ndaj iranit 6a679af0bd78c
Lajmi i radhës

Trump: Nuk kemi shumë kohë, nëse diplomacia dështon do të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë