“Giovanni, 6 vjeç, ishte duke luajtur me një kukull, kur aty pranë kalon një i moshuar, i cili e sheh dhe i thotë: “Po ti je duke luajtur me kukulla? Je një mashkull, duhet të luash me ushtarë”. E imagjinoj atë si çdo mashkull të njëgjenerate të vjetër, të rritur me idenë se trishtimi, larja e pjatave, kujdesi për shtëpinëdhe mbi të gjitha, kujdesi për fëmijët, ndërrimi i bebelinave të tyre, është një detyrë jo për baballarët, pasi i bën ata më pak meshkuj.
Giovanni e sheh në sy dhe i jep një përgjigje për çmim Oscar: “Unë jam babai, nuk jam nëna e kukullës”. Giovanni realisht në moshën që ishte, nuk e kuptonte se me përgjigjen që dha, ishte duke e bërë botën njëvend më tëbukur. Inteligjenca e tij e mëson shumë këdo që e mendon veten më të mençur. Ai me siguri do të jetë një baba dhe mashkull i jashtëzakonshëm. Dhe me siguri ka prindër shumë të mirë”. – Daniele Marzano
Përgjigjia e djalit të vogël realisht na jep një mësim të vlefshëm të gjithëve, se edhe babai duhet tëkujdeset për fëmijët, njësoj si nëna; se në shtëpi të dy prindërit janë të barabartë dhe që të dy kanëdetyrime për t’u kujdesur për fëmijët. Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, nuk duhet kurrsesi të shihet si më pak mashkull. Këto janëkoncepte komplet të gabuara në shoqërinë tonë. Vitet kalojnë ndërkohë që ne ende vazhdojmë me mendësitëprapanike që punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijët e ka për detyrëvetëm nëna, a thua sikur nëna të ishte i vetmi prind për ta dhe të mos njihte lodhje.
Nëse je një prind mashkull dhe ke fëmijë të vegjël, kujdesu për ta. Kur të shohësh se bashkëshortja jote është e lodhur, ngrihu dhe bëj ndonjë punë shtëpie. Ndihmoje atë me sa të mundesh, pasi vetëm kështu mund t’i ndryshojmë konceptet prapapanike që ekzistojnë akoma në shoqërinë tonë. Vetëm kështu mund të kalojmë nëstadin ku duhet të jemi, ku të dy prindërit të jenë të barabartë dhe të punojnë po njësoj për fëmijët e tyre.