nje aplikacion shteteror per te shtuar martesat ne kine 641ca1d2780c9

Një aplikacion shtetëror për të shtuar martesat në Kinë

March 23, 2023
1 minut lexim

Për beqarët, takimet e lodhshme të dashurisë janë një fenomen universal. Orë të tëra duke kërkuar në një aplikacion për persona që mund tu përshtaten në vendin ku jetoni mund të çojnë në zhgënjim.

Një qytet në provincën lindore Jiangxi të Kinës thotë se ka gjetur një zgjidhje për gjetjen e dashurisë: një shërbim shtetëror.

Guixi, një qytet me 640 mijë banorë, ka lançuar një aplikacion që përdor të dhënat e beqarëve për të ndërtuar një platformë mblesërie. Aplikacioni i njohur si “Palm Guixi” përfshin një platformë për organizimin e takimeve sipas mediave lokale shtetërore.

Aplikacioni është pjesë e një nisme për të rritur martesat të cilat kanë qenë në rënie dramatike në dekadën e fundit. Për 1 mijë banorë ishin 5.4 martesa në Kinë në 2021, krahasuar me 6 në SHBA.

Përveç aplikacionit, qeveria lokale po organizon takime për ti afruar njerëzit. Në qytetin Gao-an afro 100 beqarë u grumbulluan në një event për tu njohur me njëri-tjetrin dhe folur për kulturën e madhe Kineze.

Një shtyllë tjetër e kësaj fushate është dekurajim i dhënies së parave në rastin e një lidhje martesore. Madje për kodin civil kinez përbën shkelje. Një traditë e vjetër, pagesat për nuset arrinin deri në 45 mijë dollarë në rast të një lidhjeje martesore.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rikthehet ne kombetaren e spanjes 641ca1447e5f3
Story i mëparshëm

Rikthehet në kombëtaren e Spanjës

tiktok perballet me ndalimin e plote ne shba pasi shefi ekzekutiv deshmoi para kongresit 641ca27754d53
Story i radhës

‘TikTok’ përballet me ndalimin e plotë në SHBA pasi shefi ekzekutiv dëshmoi para Kongresit

Të fundit nga

Mbledhje të katër komisioneve të Kuvendit

Në Kuvend, sot do të mbajnë mbledhje komisionet për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, si dhe Komisioni Juridik-Legjislativ. Në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë