Një adoleshent i vrarë në sulmet e dyfishta në Jerusalem

November 23, 2022
1 minut lexim

Një 16-vjeçar është vrarë, dhe 14 persona tjerë janë plagosur në dy sulme që dyshohet të jenë kryer me bomba në një stacion autobusësh në Jerusalem, ka thënë Policia izraelite.

Shpërthimet kanë ndodhur në dy zona me shume qarkullim, në kohën kur njerëzit janë nisur për të shkuar në punë.

Mediat izraelite kanë thënë se adoleshenti që ka vdekur ka qenë me shtetësi izraelito-kanadeze.

Ministria izraelite për Siguri të Brendshme ka thënë në njërin prej lokacioneve se sulmi ka qenë “i llojit që nuk e kemi parë për kohë të gjatë”.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Megjithatë grupet palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik, kanë përgëzuar kryesit e këtij akti, të cilit i janë referuar si “operacion”./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush e vrau Xhemail Mustafën?

Story i radhës

Vllaznia nuk i shpëton shiut as larg Shkodrës

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të
ShkoLartë