Një 30-vjeçar i arrestuar për sulmin në një festival në Vankuver të Kanadasë

April 27, 2025
1 minut lexim

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi disa persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver.

Policia e Vankuverit tha se një burrë u përplas me makinë në një grup të madh njerëzish në festën e Lapu Lapu Day Block – të emërtuar sipas një heroi kombëtar të Filipineve afër Avenue 43 dhe Fraser Street.

Tutje policia tha se një i dyshuar, i cili është nga Vankuveri dhe “i njohur” për ta, u arrestua në vendngjarje.

Duke folur në një konferencë shtypi në mesnatë, shefi i përkohshëm i policisë, Stave Rai u tha gazetarëve se “i dyshuari i vetëm” ishte “arrestuar në vendin e ngjarjes nga turma” përpara se policia të arrinte.

Ai tha se nuk kishte “asnjë rrezik të mëtejshëm” për publikun dhe nuk do të kishte asnjë ndryshim në aranzhimet e sigurisë për “Sun Run” të së dielës, i cili do të shohë mijëra njerëz të dalin në rrugët e Vankuverit për një garë 10 kilometra.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai

Story i radhës

Rikthehet “Sunny Hill”, pas ankesave për çmimin Festivali ul tarifat! Detaje nga emrat e mëdhenj që do të ngjiten në skenë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë