Bashkimi i Prizrenit nuk ndalet me përforcime, duke angazhuar edhe një basketbollist amerikan.
Synimi i ekipit prizrenas është që të kompletohet dhe të shtojë konkurrencën në çdo repart.
“Playmakeri amerikan 25 – vjeçar, Prentiss Nixon (187 cm) i bashkohet Kb Bashkimit për sezonin 2022/23.
Prentiss vije ne Prizren pas një sezoni të suksesshme ne ligën lituaneze ku luajti me një mesatare prej 14.2 pikë, 3.0 kërcime dhe 3.1 asiste për ndeshje.
Prentiss më herët ka luajtur në Amerikë, Finlandë Lituani dhe Ukrainë”, njofton KB Bashkimi.