Nivokazi: Suksesin tim e quaj ‘Familje’ 

Hendbollistja e Prishtinës, Alma Nivokazi, është e lumtur për çmimin që mori mbrëmë nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Ajo u zgjodh hendbollistja më e mirë e mbrojtje. 

Sipas saj, ky çmim e motivon edhe më shumë dhe e nxit që të punojë edhe më shumë.

“Suksesin tim e quaj “Familje”. 

Familja ime, faleminderit që dhatë gjithçka nga vetja që unë t’i ndjek pasionet e mia.

Me forcën që më keni mbushur më bëtë të ndihem superiore. Jeni Krenaria ime. 

Ju jeni dëshmitarët e mi.

Të tjerët e shohin vetëm si çmim, por ju keni parë çdo sakrificë që e bëra për të marrë atë që unë e meritoj.

Çmimi nuk ndikon tek unë por ka vlerë të madhe, sepse ky është ai që unë kam punuar drejt tij. Mundi im, djersa ime, e meritori im.

Faleminderit kryetarit të ekipit tim Nebih Zariqi dhe gjithë stafit për punën e palodhshme.

Falenderoj trajneren time me zemër te madhe Valbona Rudaku që me besoi ne çdo moment dhe trajneres Zijavere Loshi.

Faleminderit ish Trajnerit Jeton Havolli që më bëri të besoj në aftësitë e mia dhe Faleminderit Federatës e të gjithë trajnerëve, në veçanti Agron Shabani që më shpallën për Mbrojtësen më të mirë! 

Viti 2021 më mësoi që: Gjërat e bukura janë ato që vijnë momentin kur ti nuk e pret”, ka shkruar Nivokazi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, Dua Lipa arriti majat e suksesit

Story i radhës

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK mbyll hetimet

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish