nisma qytetare kush eshte i radhes neser ne proteste 67f669b4bf914

Nisma qytetare “Kush është i radhës”, nesër në protestë

April 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 prill – Nisma qytetare “Kush është i radhës” ka filluar dorëzimin e kërkesave lidhur me tragjedinë në Koçan. Përfaqësuesit e kësaj nisme, thonë se dorëzimi formal vjen pasi nuk ka reagim ndaj kërkesave që janë prezantuar që nga muaji i kaluar. Omer Muhamedi nga kjo iniciativë, paralajmëroi edhe protestën e nesërme, që do të nis nga Qeveria dhe do të përfundojë te Gjykata Penale, ku mes tjerash tha se do të kërkohet drejtësi për 22 vjeçaren, Teodora Ristovska.

“Edhe pse kërkesat tona ishin të përgatitura dhe të prezantuara para opinionit që prej muajit të kaluar, nuk kemi asnjë reagim nga ana e institucioneve kompetente për zbatimin e këtyre kërkesave, prandaj tani, prej sot fillojmë me dorëzimin formal përmes arkivit te të gjitha institucionet për të cilat vlerësojmë se janë kompetente…Nesër prej orës 18:00 do të ketë protesta, itinerari do të jetë prej Qeverisë, pika kryesore do të jetë para Këshillit Gjyqësor, sepse e dimë se Këshilli Gjyqësor është organi që duhej të ngrit procedurë disiplinore ndaj gjykatësit Elvedin Ferati, i cili e solli vendimin për Teodorën”, deklaroi Omer Muhamedi, Përfaqësues i iniciativës “Kush është i radhës”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

vlen emeruesi i perbashket i te gjitha ndikimeve ne drejtesi eshte bdi 67f669a675f62
Story i mëparshëm

VLEN: Emëruesi i përbashkët i të gjitha ndikimeve në drejtësi është BDI

grevat ne greqi anulohen 6 fluturime aeroporti nene tereza kontaktoni kompanine ajrore perkatese 67f66f4495925
Story i radhës

Grevat në Greqi/ Anulohen 6 fluturime, aeroporti “Nënë Tereza”: Kontaktoni kompaninë ajrore përkatëse

Të fundit nga

ShkoLartë