“Nisja e një luftë të re?”/ Kraki ‘shpërthen’ keq ndaj BE-së, kërkon revoltimin e këtyre shteteve – shkak ky vendim!

min lexim

Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Evropian pasi mori vendim në parim që të nisin bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Ai në një postim në Facebook, u shpreh se nuk është kundër anëtarësimit të këtyre dy shteteve në BE, por fakti se kjo e fundit po tallet me shtetet e Ballkanit, ku për 20 vite vetëm vendosë kushte që nuk i kupton askush.

“A do të thotë kjo se e vetmja mënyrë që të integrohet Ballkani është nisja e një luftë të re? Se sqarim tjetër logjik nuk gjej. Edhe në Ballkan është Rusia rrezik përmes Serbisë.

Atëherë çka dreqin presin këta funksionarë evropianë që ta zhbllokojnë situatën dhe, në vijë me kërkesat e Francës e Gjermanisë, ta përshpejtojnë procesin integrues?

E kam thënë disa herë, edhe këtu edhe me studentë, se Evropa s’do ketë kuptim as siguri por as të ardhme pa u përbyllë si zonë politike, ekonomike dhe ushtarake me Ballkanin brenda”, shkroi ndër të tjera Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Evropa e vazhdon lojën e rrezikshme të dy standardeve për të njëtat çështje.

BE sapo u pajtua në parim që të nisin bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, as dy vite pas dhënies në mënyrë kaotike të statusit kandidat.

Si mund të ketë bisedime për anëtarësim me vende që janë në luftë ose që kanë ushtri të huaj në territoret e tyre dhe të dënohet Kosova që përpiqet të vendos rend në veriun e saj në respekt të parimeve e vlerave të BE-së?

Une jam për pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE dhe e kuptoj tepër mirë kontekstin aktual por jo duke u dhunu çdo parim dhe duke u tallë me Ballkanin per 20 vite rresht me proceduara e kushte që askush s’i merr vesh.

A do të thotë kjo se e vetmja mënyrë që të integrohet Ballkani është nisja e një luftë të re? Se sqarim tjetër logjik nuk gjej. Edhe në Ballkan është Rusia rrezik përmes Serbisë.

Atëherë çka dreqin presin këta funksionarë evropianë që ta zhbllokojnë situatën dhe, në vijë me kërkesat e Francës e Gjermanisë, ta përshpejtojnë procesin integrues?

E kam thënë disa herë, edhe këtu edhe me studentë, se Evropa s’do ketë kuptim as siguri por as të ardhme pa u përbyllë si zonë politike, ekonomike dhe ushtarake me Ballkanin brenda.

Vendet e Ballkanit, me ose pa Serbinë, duhet të revoltohen dhe të kërkojnë llogari e përgjigje të shpejta nga BE se edhe përrallave gjeopolitike iu doli boja.

Story i mëparshëm

“Fitorja frymëzon zilinë”/ Për kë e ka këtë mesazh Egla?

Story i radhës

‘’Non grata e Berishës, u lobua nga Rama’’, Luan Baçi: Basha i pa aftë edhe dashakeqas, dëmtoi PD

Të fundit nga