Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë, policia thirrje drejtuesve të automjeteve: Shmangni lëvizjet gjatë natës

Në Bulqizë gjatë pasdites së sotme kanë rinisur reshjet e borës, të cilat për dy orë janë shoqëruar edhe me erë të fortë.

Policia lokale bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet gjatë natës pasi temperaturat kanë filluar në ulje.

Vetëm dy ditë më parë ngricat në rrugë shkaktuan një aksident rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Pishat në Fushë Bulqizë”  ku një mjet tip golf doli nga rruga dhe për pasoj u plagos rëndë drejtuesi i automjeti, por për shkak të plagëve të mëdha dje ndërroi jetë në spitalin e traumës.

Mot i tillë është paraprë të mbahet edhe ditëve në vazhdim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 80 mijë vizita në vit pritet t’u bëhen grave shtatzëna nga infermieret në Prishtinë

Story i radhës

6 tipare që mund t’i trashëgoni vetëm nga babai

Të fundit nga