Nisin punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Mulla Idrizi”

April 29, 2025
1 minut lexim

Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, atë “Mulla Idrizi” e të cilat po vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Në këtë pjesë vazhdimisht ka pasur grumbullim të ujit, i cili ka përfunduar gjithandej rrugës, derisa tash e tutje uji do të lëviz shkoj nëpërmjet gypit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihun, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Mulla Idrizi”.

I pari i Gjilanit, tha se filluan javën në rrugën “Mulla Idrizi”, aty ku po punohet me intensitet të lartë për rregullimin e kanalizimit atmosferik.

“Ky projekt me vlerë rreth 200,000 euro do t’i japë qytetit tonë një zgjidhje afatgjate dhe do të rrisë sigurinë në qarkullim”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, theksoi se në bashkëbisedim me punëtorët në terren, panë nga afër progresin dhe planifikimet për përfundim sa më të shpejtë të projektit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rikthehen furnizimet me rrymë në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë

Story i radhës

Gjërat e mira vonojnë shumë për të ardhur, ajo që vjen lehtë ikën shpejt

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë