Futbollistët e Bayern Munichit janë befasuar nga kritikat e Julian Nagelsmannit pas ndeshjes kundër Stuttgartit.
“Bavarezët” barazuan 2:2 me Stuttgartin, që ishte barazimi i tretë radhazi në Bundesliga.
“Bild” ka raportuar se një “çarje” ka nisur te kampi i kampionëve të Gjermanisë.
Futbollistët thuhet se u befasuan nga fakti se në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajner Nagelsmann kritikoi skuadrën, por nuk ishte autokritik.
Kjo thuhet se nuk u ka pëlqyer futbollistëve, të cilët besojnë se Nagelsmann duhet të vërë në dyshim takikat e tij.
Gjithashtu, sipas “Bild”, disa lojtarë të Bayernit janë të pakënaqur me rolin e tyre në ekip dhe minutat e lojës.
Pas gjashtë xhirove të kampionatit gjerman, Bayern Munichi është në vendin e tretë të renditjes me 12 pikë.
Ndeshjen e radhës skuadra nga “Allianz Arena” do ta luajë më 13 shtator, kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.