Rrjeti po flet për një marrëdhënie të tensionuar mes Victoria Beckham dhe gruas së djalit të saj Brooklyn, Nicola Peltz, pasi fansat vunë re se ato e kishin “injoruar” njëra-tjetrën prej muajsh në mediat sociale.
Përpara dasmës luksoze të Brooklyn dhe Nicola-s në prill, stilistja dhe aktorja vetëm e lavdëronin njëra-tjetrën online. Verën e kaluar dyshja reagonte në çdo postim të njëra-tjetrës në rrjetet sociale me shumë dashuri, raporton The Sun.
Por që nga dasma luksoze, të dyja kanë bërë shumë pak pëlqime e reagime online, një ndryshim i dukshëm me të kaluarën. Një person i brendshëm i familjes nuk i mohoi thashethemet për një përçarje për Mail, duke thënë:
“Njerëzit vazhdimisht spekulojnë për marrëdhëniet – ne vërtet nuk na intereson pasi është thjesht marrëzi”.
Një burim tjetër tha për Mail se qëndrimi i familjes Peltz ndaj Beckham mund të jetë shkaku i prishjes së marrëdhënies.
Muajin e kaluar Nicola u duk se vuri në shënjestër vjehrrit e saj të famshëm – duke thënë se bashkëshorti i saj ndihej i “presionuar” në një karrierë që nuk i pëlqente. Ajo shtoi se Brooklyn po i drejtohej babait të saj, biznesmenit miliarder Nelson Peltz, për këshilla.
Rikujtojmë se çifti e kalon pjesën më të madhe të kohës në Los Anxhelos dhe Nicola ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse dëshiron të jetë pranë prindërve të saj.