Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

March 18, 2025
1 minut lexim

Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërm, përfshirë nëna, gruaja dhe djali i ish-presidentit.

Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt homazhet do të mbahen deri në orën 12:00, ndërsa mbledhja komemorative do të nis në orën 12:00, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 tek varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.

Ndërsa, e pamja do të mbahet më datë 19 dhe 21 mars tek palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Ndërkaq, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës, trashësia arrin deri në 7 cm!

Story i radhës

Angli-Shqipëri, diferencat janë 1 miliard euro. Kombëtarja kuqezi “kushton” sa gjysma e Bellingamit

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë