Nisin hetimet për ish-futbollistin e Barcelonës, dyshohet për trafikim organesh

April 4, 2022
1 minut lexim

Eric Abidal është duke u hetuar për trafik organesh nga autoritet spanjolle.

Francezi mori një transplant të mëlçisë në vitin 2012, kur ai ishte lojtar i Barcelonës. Një ndërhyrje që në atë kohë ishte jetike, pasi ai kapërceu rrezikun për jetë.

Në atë kohë nga Abidal ishte thënë se mëlçia i ishte dhuruar nga një kushërirë i tij me emrin Gerard Armand, por tani kjo nuk po del të jetë e vëretetë, sipas një raportimi nga “El Confidencial”.

Në raportin e publikuar nga ky medium, thuhet se Instituti Kombëtar i Toksikologjisë pas disa testeve të bëra, ka konfirmuar se nuk ka asnjë lloj provë që dhuruesi i mëlçisë ishte familjar i ish-futbollistit francez.

Kësisoj, ky transplant i kryer para dhjetë viteve, tani po konsiderohet si i dyshimtë. Policia spanjolle është duke e hetuar këtë rast që na viti 2017.

Përveç Eric Abidalit, nën hetime është edhe biznesmeni spanjoll, Sandro Rosell, i cili nga viti 2010 deri më 2014 ishte president i klubit të Barcelonës, si dhe Juanjo Castillo, i cili kishte punuar si këshilltar teknik te klubi katalunas.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“I urrej këta fansa budallenj”, Cardi B shpërthen pas përplasjes me ndjekësit

Story i radhës

Mjeku Vasil Llajo: Po hidhet ideja e dozës së katërt për gjithë popullatën në vjeshtë

Të fundit nga

ShkoLartë