nisin e ndalen punimet ne sheshin xhorxh bush 67febddcc890d

Nisin e ndalen punimet në sheshin `Xhorxh Bush`

April 15, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës rifilloi gjatë ditës punimet në një pjesë në sheshin “Xhorxh Bush”. Zyrtarët komunal thanë se po e bëjnë në zonën ku është pjesë e komunës dhe nuk prek zona të mbrojtura. Megjithatë, edhe këto punime u ndaluan nga Inspektorati për trashëgimi kulturore.

Ekskavatorë, kamionë e punëtorë u panë të martën në një pjesë të sheshit ‘Xhorxh Bush’, ani pse punimet aty u ndaluan muajin e kaluar nga Inspektorati për trashëgimi kulturore, me arsyetimin për ndërhyrje të paautorizuara në një zonë ku ka asete të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Punimet nga pjesa në afërsi të katedrales i ka konfirmuar edhe drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati. Ai tha se sipas zyrës ligjore, i kanë të gjitha të drejtat që të vazhdojnë tutje.

“Instituti ose inspekcioni nuk munden me na ndalë në pronat të cilat i takojnë Komunës së Prishtinës dhe në asnjë mënyrë nuk i atakojnë asetet e trashëgimisë”, tha Gëzim Kastrati, drejtor i transformimit në Komunën e Prishtinës

E qytetarët ndajnë mendime të ndryshme për rregullimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’.

RTK ka provuar të marrë deklaratë nga Ministria e Kulturës, përkatësisht nga departamentet gjegjëse, por zyrtarët e tyre kanë refuzuar të përgjigjen.

Megjithatë, gjatë ditës inspektorati për trashëgimi kulturore ka ndaluar punimet e sheshit edhe në pjesën mes Katedrales dhe parkingut, pa çka se komuna ka thënë se kjo është pjesë e komunës dhe nuk rrezikon asnjë aset të ruajtur kulturor.

Ndërkaq, zyrtarët komunalë kanë akuzuar Ministrinë e Kulturës se po i ndalon punimet për çështje politike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

te shtena ne nje shkolle ne dallas te pakten nje i plagosur 67febd6531354
Story i mëparshëm

Të shtëna në një shkollë në Dallas, të paktën një i plagosur

kam marre vendim loredana flet pas incidentit me jozin dhe gjestin nuk kam folur me te distancohem nga ajo ngjarje por 67febf0900c8c
Story i radhës

“Kam marrë vendim!”/ Loredana flet pas incidentit me Jozin dhe Gjestin: Nuk kam folur me të! Distancohem nga ajo ngjarje, por…

Të fundit nga

​Eksportet italiane ranë në muajin shkurt

Eksportet italiane u ngadalësuan ndjeshëm në shkurt, me ulje të dërgesave në vendet jashtë Bashkimit Evropian, njoftoi sot zyra italiane e statistikave. Eksportet në muajin shkurt u rritën 0.8 për qind krahasuar
ShkoLartë