Nisi ofensivë tokësore ndaj Libanit, Izraeli paralajmëron civilët: Hezbollahu do t’ju përdorë si mburoja njerëzore

1 minut lexim

Izraeli ka nisur sot ofensivë tokësore në Liban.

Avichay Adraee, një zëdhënës ushtarak ka lëshuar një paralajmërim për civilët, duke i paralajmëruar të mos lëvizin me automjete në një kohë që luftime të ashpra po zhvillohen në terren.

“Luftimet e ashpra po zhvillohen në Libanin jugor, me elementë të Hezbollahut që përdorin mjedisin civil dhe popullsinë si mburoja njerëzore për të nisur sulmet.

Për sigurinë tuaj personale, ju kërkojmë të mos lëvizni automjete nga rajoni verior në rajonin jugor të lumit Litani. Ky paralajmërim është në fuqi deri në një njoftim të dytë”, njofton ai.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

MPPS: Pensionistët në RMV nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë

Story i radhës

Shujtat për ushtarët e FSK-së – ky është reagimi i kompanisë pas problemeve me kontratë

Të fundit nga