Nis vjelja e ullirit/ Fermerët: Prodhimi këtë vit është i kënaqshëm

November 17, 2024
min lexim

Kodrat e Çerkezës në zonën e Zall Herrit në Tiranë prej vitesh janë kthyer në plantacione të mëdha ulliri. Ndërsa për fermerët që e kultivojnë ka nisur puna intensive. Jemi në sezonin e vjeljes dhe përpunimit të ullinjve për vaj.

Përballë liqenit të Çerkezës, kodrat ku dikur rriteshin vetëm shkurre, Hifzi Mandri i ka kthyer në plantacione të mëdha. Në 7 hektarë ai ka kultivuar mijëra rrënjë ullinj.

Këto ditë puna për vjeljen nis herët në mëngjes, ndërsa prodhimi duket i kënaqshëm.

“Kemi 15 ditë që kemi filluar, që në orën 05.00 nis vjelja deri në 4 pasdite. Në krahasim me vitin qe kaloi është më mirë. 4200 rrënjë në total.”

Në vitet ‘90 Hifzi Mandri, si shumica e shqiptarëve provoi emigracionin. Pas disa vitesh punë, me kërkesë të babait u rikthye për t’ju përkushtruar tokës.

“Kishim disa vite qe punonim ne itali, greqi dhe gjermani, vendosem te kthehemi te gjithe ketu, bashke me familjen time vendosem te mbillnim keto peme.  Kemi pasur shume sukses me to. Deri tani kemi shume sukses me te, eshte i ri akoma, por duke u rritur dhe duke prodhuar me shume.”

Puna në bujqësi është e rëndë, nuk  njeh orar, nis me lindjen e diellit dhe deri në mbrëmje. Por 46 vjeçari thotë me bindje se mundi me tokën nuk i ka shkuar dëm. Projektet  për të ardhmen i ka të qarta.

“Të investosh në vendin tënd është shumë më mire se të shkosh në vende të tjera. Pavaresisht se atje na kane pritur mire dhe kemi marre eksperienca. Mendoj qe ne te ardhmen te investoj ne agroturizem, te ndertoj qe ti pershtatet fermes.”

Për kultivimin e ullirit, Hifziu ka përfituar subvencione.

“Kemi marrë fonde për mbjelljen, vaditjen me pika, dhe naftën së fundmi.”

Ulliri i fshtarave të Zall Herrit njihet për cilësinë e tij. Mbjellja e tyre ka qenë intensive gjatë kesaj dekade, megjithatë zona është e shquar edhe për ullinjtë autoktonë, shekullorë.

“Janë ullinjtë hibride qe ne pjesen dominante jane lecino dhe frontoi, ka edhe te tjere, sic jane korroneku, ullinj ne pergjithesi per vaj. Jane 220 hektare dhe jane ullinj shume ciledore, dominon i bardhi i tiranes, frengu qe jane nga ullinjte me te mire shekullore dhe me cilesi shume te larte.”

Agronomi i zonës, Altin Duva thotë se thatësira e këtij viti vështirësoi punën e fermerëve.

“Korriku dhe gushti ishin temperatura shumë të larta, por si Hifziu dhe të tjerë kanë bërë vaditjen me sistemin e pikave, nuk ka ndikuar shumë tek prodhimi.”

Familja  Mandrri jo vetem kultivon ullinjte por prodhon edhe deri në 1 ton vaj. Çdo ditë, pas vjeljes ullinjte transportohen në fabrikë

Vaji i ullinjve të kësaj zone është mjaft i kërkuar. Siç thotë fermeri deri në fund të vitit ka përfunduar shitjen e tij, ndërsa së fundmi ka edhe kërkesa për eksport në Itali.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i PDK-së thirrje Qeverisë së Kosovës: Maqedonisë t’i kërkohet llogari për veteranët e UÇK-së dhe gjuhën shqipe

Story i radhës

Akuzat dhe shpifjet, Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç pritni kriminela

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë