Ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë në shkollat e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.
“Plani për siguri në shkolla ka fillu të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë. #BashkëeNdreqim”, thuhet në postim.