Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, do të mbahen më 9 shkurt, në kuadër te kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar programin orientues të trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve
”Të premten, seancat e trajnimit u mbajtën me anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komunat Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Vushtrri.
Ndërsa të shtunën, me anëtarë të KKZ-ve nga komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e KQZ-së .
Detaje tjera nuk u japen.
BURIMI: Bota Sot