Ka nisur takimi i liderëve në Klubin e deputetëve, që u organizua me iniciativë të kryeministrit Hristijan Mickoski
Në takim është prezent kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është i shoqëruar nga deputetja Rina Ajdari. Koalicionin VLEN e përfaqëson Bilall Kasami, i cili është i shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku.
Ndryshe nga paralajmërimi, për pjesëmarrje të kreu të ZNAM, Maksim Dimitrievski, në takim po merr pjesë ministri i Administratës, që vjen nga kjo parti, Goran Minçev. Në takim për herë të parë po merr pjesë Levica, ndërsa kryetari i partisë, Dimitar Apasiev, është i shoqëruar nga deputeti Borisllav Krmov.
Ndërkaq, kryetari i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp më 8 janar, e refuzoi ftesën për takim liderësh për shfuqizimin e qeverisë teknike, duke akuzuar se Mickoski “po kërkon alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”.


