Nis sot spektakli i FIBA 3×3 U23 Nations League në Prishtinë

July 10, 2023
1 minut lexim

Për herë të parë në Kosovë dhe për herë të parë Dardanët/et do të garojnë në FIBA 3×3 U23 Nations League.

Kjo garë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që i është besuar edhe një ngjarje madhore nga FIBA Evropa.

Për tri ditë (10-12 korrik) në Sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë spektakël të basketbollit 3×3, ku do të garojnë gjashtë shtete te meshkujt dhe gjashtë te femrat.

Gjermania, Holanda, Turqia, Greqia, Hungaria dhe Kosova janë shtetet pjesëmarrëse. Kosova ndeshjen e parë e ka ndaj Holandës, fillimisht te femrat dhe më pas te meshkujt. Më pas vashat sonte do të përballen me Hungarinë, kurse meshkujt me Greqinë.

Hapja solemne e kësaj ngjarje është nga ora 19:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grindjet në familje ndikojnë në shëndet

Story i radhës

Ministri i Jashtëm turk Fidan diskuton zgjerimin e NATO-s me homologun amerikan Blinken

Të fundit nga

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve. Më 14 janar
ShkoLartë