Nis skriningu në disa shkolla, ja sa pëlqime u dhanë nga prindërit

February 18, 2022
1 minut lexim

Në disa shkolla fillore filloi skriningu për detektimin e Kovid 19. Në fazën e parë të procesit përpunohen deklaratat për pëlqim nga ana e prindërve. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se deri më tani janë marrë 5 mij deklarata për pëlqim në shkollat fillore në Shkup. Në fazën e parë do të përfshihen shkollat në territorin e Shkupit, ndërsa do të kyçen ekipe mjeksore nga qendra e shëndetit publik dhe Shtëpia e shëndetit bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Për realizimin e skrinigut Ministria e Arsimiut dhe Shëndetësisë janë në koordinim të vazhdueshëm. Ministri i arsimit Jeton Shaqiri potencon se MASH ka kryer obligimin që i takon sa i përket skriningut.

“Nga Mash janë të gatshme të gjitha të dhënat që ishin të nevojshme nga drejtorët por ta dini që kjo procedurë që do të filloj kët periudhë është realizuar edhe më parë. Ministria e Shëndetësisë kërkoi leje ne e dhamë të njejtën.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Një pjesë e shkollave fillore thonë se kanë siguruar deklaratat për pëlqim të prindërve të cilët kanë shprehur interes që fëmijët e tyre të testohen.

“Në shkollën tonë ka 538 nxënës dhe nga ata kemi marë 82 pëlqime. Të nejeta i kemi dorëzuar deri te drejtoria, mendoj se ende ka nxënës të interesuar që do të kyçen. Informata se kur do të realizohet skrinigu në shkoll ende nuk kemi.”, tha Bilana Çuleva nga sh.f. Braqa Milladinovci.

Për shkak të numrit të madh të fëmijëve të infektuar deri në moshën 14 vjeç Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi skriningun. Përmes skriningut do të anlaizohet gjendjas momentale me virusin korona dhe transmetimi i tij në kuadër të shkollave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tabaku i përgjigjet Shalsit: I kërkoj etikë dhe moral përpara se të flasë me mua

Story i radhës

Kosova dhe RMV pritet të lehtësojnë formën e kalimit të kufirit

Të fundit nga

ShkoLartë