nis rikonstruksioni i rruges se komanit banoret e kemi pritur prej vitesh kete dite 67cd74945fd1d

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

March 9, 2025
1 minut lexim

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të zonës, tashmë po rikonstruktohet.

Puna ka nisur me 10 kilometrat e parë nga Komani në drejtim të Vaut të Dejës, në segmentin ku gjendja e rrugës ka qenë më e dëmtuar. Për banorët e zonës, nisja e punimeve duket si një ëndërr e kthyer në realitet.

Ky investim ka ngjallur interes edhe te banorët që jetojnë në emigracion, duke i nxitur ata të rikthehen dhe të investojnë në këtë territor.

Përveç zhvillimit të turizmit, ndërtimi i rrugës krijon lehtësi edhe për shërbimin shëndetësor në Koman. Jo në pak raste, emergjencat shëndetësore kanë kërkuar dërgimin e pacientëve drejt Shkodrës, dhe distanca e gjatë shpesh ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Rruga e Komanit është një nga rrugët më të vështira, por edhe më piktoreske në veri të Shqipërisë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me liqenin e Komanit dhe vazhdon drejt Fierzës, duke shërbyer si pjesë e një itinerari të rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Alpeve Shqiptare.

Kjo zonë është një nga destinacionet turistike kryesore të qarkut të Shkodrës, pasi të çon drejt lumit të Shalës. Megjithatë, amortizimi i rrugës ka shkaktuar probleme të shumta. Me këtë ndërhyrje, zona pritet të ketë një zhvillim të ndjeshëm të turizmit dhe përmirësim të shërbimeve për banorët dhe vizitorët. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

milloshoski kritikon pendarovskin nese nuk po e ndihmon maqedonine te pakten mos e demto 67cd6faf0661c
Story i mëparshëm

Milloshoski kritikon Pendarovskin: Nëse nuk po e ndihmon Maqedoninë, të paktën mos e dëmto

viktimat e dhunes seksuale te luftes ne pritje te kushtetueses per ligjin per sigurimin shendetesor 67cd7df49be12
Story i radhës

​Viktimat e dhunës seksuale të luftës, në pritje të Kushtetueses për Ligjin për sigurimin shëndetësor

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë